Plani i Përgjithshëm Vendor
për Bashkinë POGRADEC

Reforma Administrativo-Territoriale

Për Projektin


Projekti i Hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore (ose thjeshtë "Planet e Përgjithshme Vendore")

Projekti për "Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 Bashki në Republikën e Shqipërisë, e ndarë në Lote", ka përfhsirë një territor shumë të madh studimi në Republikën e Shqipërisë. Bashkitë e përzgjedhura janë ato të cilat ndër vitet e fundit kanë treguar se mbartin peshën më të madhe të presionit të zhvillimit, për shkak të pozicionit të tyre strategjik apo të burimeve natyrore që gjenden në territorin e tyre.

Ky projekt do t'u mundësojë secilës prej këtyre bashkive dokumentin udhëheqës të zhvillimit, i cili do të ketë rolin e kushtetutës lokale të zhvillimit për administrimin e territorit vendor gjatë 15 viteve të ardhshme.

Pritet që ky bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërdisiplinor të shpjerë drejt implementimit të Reformës Administrativo-Territoriale, zbatimit të udhëzimeve të Ligjit nr.107, datë 31.07.2014,  për "Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit", Rregullores së Planifikimit dhe aktet e tjera nënligjore në zbatim të tyre.

Pritet gjithashtu që ky proces të shpjerë edhe drejt fuqizimin institucional të stafit të bashkisë së re, pjesë e departamenteve të planifikimit, kontrollit të zhvillimit dhe administrimit të tokës.

Konsorciumi Bolles+Willson gmbH&CO dhe IDRA shpk kanë marrë përsipër shërbimin e konsulencës për Bashkitë Korçë dhe Pogradec (Lot 8), deri në hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore të tyre. Konsulentët janë thirrur në këtë proces për të asistuar departamentin e planifikimit të bashkive të reja në përmbushjen e detyrimeve ligjore të hartimit të planeve vendore. Konsulentët do të punojnë ngushtësisht me stafin e bashkisë dhe një përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, i cili është caktuar për të koordinuar procesin e planifikimit në nivel vendor dhe qendror, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së shërbimit.

 

Hartat GIS


Për t'iu përgjigjur nevojave të Bashkisë dhe kërkesave të parashtruara më lart, konsulenti ka ideuar dhe përgatitur modelin dhe kërkesat teknike që do t'i paraprijnë një platforme të shumë-qëllimshme sipas Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS), si rekomandim për bashkinë, për ta përshtatur si strukturë bazë për të dhënave të saj.

Në mbështetje të Vendimit për Regjistrin , programet kompjuterike të rekomanduara që të përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore për qëllime të komunikimit elektronik, do të jenë sipas standardeve të hapura (open standards – d.m.th.: me standarde që janë të hapura dhe të disponueshme për përdorim e përpunim të gjerë publik).

 

  Shiko Hartat GIS

Analiza


Bashkitë e përzgjedhura nga projekti për "Hartimin e Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 Bashki në Republikën e Shqipërisë, e ndarë në Lote", ku bën pjesë edhe Bashkia Pogradec, janë nën një trysni të vazhdueshme zhvillimi apo shtrihen në territore të një rëndësie kombëtare e me burime të rëndësishme natyrore. Ndaj, zhvillimi në këto territore administrative duhet të udhëhiqet e drejtohet nga dokumentet e planifikimit. Nga ana tjetër duhen parandaluar format e ndryshme të zhvillimit të dëmshëm ndaj territorit, të cilët kanë ndodhur gjatë 20 viteve të fundit, në mungesë të instrumenteve të përshtatshme të zhvillimit.

Periudha për hartimin e planeve është planifikuar të shtrihet në 18 javë dhe të ndahet në 3 faza, në përputhje me strukturën e dokumenteve sipas Rregullores së Planifikimit.


Faza 1

Vlerësimi dhe Analiza e gjendjes ekzistuese

REZULTATI 1

Analiza e të gjitha planeve ekzistuese, strategjive, politikave, normave dhe standarteve

Lexo më shumë
REZULTATI 2

Skanimi i territorit dhe vlerësimi

Lexo më shumë
REZULTATI 3

Përgatitja e databazës territoriale e integruar në platformën GIS

Lexo më shumë

Faza 2

Strategjia Territoriale dhe Plani i Veprimeve Strategjike, Investimeve Kapitale dhe projekteve test të zhvillimit


Faza 3

Planin e Zhvillimit të Territorit të Bashkisë, Rregullorja e Planit dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor

Dokumenta & Plane


Dokumenta FAZA 1

Raporti i Vleresimit dhe Analizes se Gjendjes Ekzistuese

Shiko Dokumentat
Dokumenta FAZA 2

Dokumenti i Strategjisë së Zhvillimit të Territorit

Shiko Dokumentat
Dokumenta FAZA 3

Nuk ka ende dokumenta për këtë fazë

Na kontaktoni


Zyrat Qëndrore
IDRA sh.p.k.
Siri Kodra str., Build. 94/5, Apt. 49
P.O. Box 1730
Tirana, Albania
P: +355699846258
Email
idra@idracompany.com